Çështja Karavaxho


Autori:
Daniel Silva
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1400 lekë, (10.81 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Çështja Karavazho” nga autori Daniel Silva, i konsideruar si autori më i shitur sipas “New York Times”.

NJË ISH-AGJENT I VRARË, NJË KRYEVEPËR E ZHDUKUR, NJË MISION I RREZIKSHËM

Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar. Viktima është një ish-agjent, i cili ruan një të fshehtë; ai është trafkant veprash arti në shërbim të një koleksionuesi misterioz. Për të shpëtuar mikun e tij, Gabrieli duhet të gjurmojë pikturën më të kërkuar në botë: “Lindja e Krishtit me Shën Françeskun dhe Shën Lorencin” nga Karavaxho.
Kjo detyrë e çon Gabrielin në një mision mjaft emocionues nga Marseja në Korsikë, nga Parisi në Gjenevë dhe në fund, në një bankë private në Austri, ku një njeri i rrezikshëm, kujdeset për pasurinë e paligjshme të një prej diktatorëve më mizorë në botë…

VLERËSIME PËR DANIEL SILVËN:
“Një libër i mrekullueshëm nga një shkrimtar që e njeh mirë botën e spiunazhit.” – Sun
“Aloni duhet të jetë agjenti sekret me fame botërore që nuk është luajtur nga Daniel Kreig.” – Daily Telegraph