Burri me pardesy të bardhë


Autori:
Oguz Atay
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
700 lekë, (5.60 €)

Botimet Living prezantojnë librin me tregime “Burri me pardesy të bardhë”, rrëfime në nota kafkiane për absurdin, pasigurinë, frikën, vetminë dhe pamundësinë e komunikimit: shenjat paralajmëruese të realitetit të sotëm.

Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.

Personazhet nuk ngrihen as si rebelë dhe as si të flijuar, përkundrazi, në karakterin e tyre shpalosen të metat, gabimet dhe vrarja e ndërgjegjes. Këto elemente negative, nuk i përkasin vetëm individëve, por edhe shoqërisë.

Libri “Burri me pardesy të bardhë” përmban tetë tregime mahnitëse, të cilat shpjegojnë mjaftueshëm botën e vetë shkrimtarit. Tregimet, të cilat nuk mbartin më pak vlerë se romanet e tij, janë shkruar me shumë mjeshtëri dhe në mënyrë artistike. Ai arrin ta godasë dhe ta tërheqë lexuesin, e kështu, i gjithë libri lexohet me një frymë. Në këto tregime, përshkruhet jeta plot “arna” e tetë personazheve.

Nobelisti turk Orhan Pamuk është shprehur se shkrimtari Oguz Atay ka qenë pika e tij e referimit në shumë aspekte letrare dhe ekzistenciale.