Bija e orëndreqësit


Autori:
Kate Morton
Zhanri:
Mister & Thriller
Çmimi:
1300L lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

NJË HISTORI DASHURIE DHE NJË
VRASJE E MISTERSHME
QË HEDHIN HIJE NDËR BREZA,
NGA ANGLIA E VITEVE 1860 E DERI
NË DITËT E SOTME.
Në zemër të një dimri në shekullin XIX, një vajzë e vogël braktiset në rrugët e Londrës viktoriane. Ajo rritet si hajdute e më pas bëhet një muzë arti dhe dashnore. Verën e vitit 1862, vetëm pak kohë pasi mbush tetëmbëdhjetë vjeçe, ajo dhe një grup artistësh shkojnë në çifligun e Bërçudit, një çiflig mahnitës në Tamizin e Sipërm. Atje ndizen tensione, derisa një pasdite dëgjohen disa të shtëna.
Një vajzë vritet, një tjetër zhduket dhe e vërteta për ngjarjen rrjedh nëpër të çarat e kohës. Ngjarja do të zbardhet vetëm një shekull më pas, kur një grua tjetër të zbulojë një skicë të harruar, të realizuar në Bërçud.
Rrëfyer nga disa zëra në kohë të ndryshme, ky roman i pasur me pasion, humbje dhe falje, na tregon se, ndonjëherë, mënyra më e mirë për të vazhduar jetën është duke harruar të shkuarën.