Ajden Tomasi është një burrë punëtor dhe një figurë e dashur në komunitet. Është nga ata që u gjenden të gjithëve dhe kanë gjithmonë gati një fjalë të mirë. Por Ajdeni ka një sekret të errët që e mban jo vetëm nga banorët e qytetit, por edhe nga njerëzit e tij më të afërt. Ai është vrasës dhe përdhunues.
Pasi i vdes gruaja, ai dhe vajza e tij trembëdhjetëvjeçare, Sesilia, detyrohen të shpërngulen. Rejçëlli është një “mikeshë e familjes”, e cila nuk ka një vend ku të qëndrojë.
Rrëfyer nga tre këndvështrime të ndryshme, libri “Banorja e heshtur” trajton temën e ndikimit psikologjik të krimit në jetën e një gruaje dhe lidhjen që i jep asaj forcë për të mbijetuar.