Botimet Living prezantojnë librin “Zjarre të vogla” nga Celeste Ng.
Në periferinë e qetë dhe të fisshme të Shejkër Hajt¬sit, gjithçka është e planifikuar: që nga ngjyra me të cilën do të lyhen shtëpitë e deri tek e ardhmja e ndritur që do të kenë banorët. Elena Riçardsoni është personifikimi i g jallë i gjithë kësaj.
Mia Uorreni, artistja enigmatike dhe nëna e një fëmije pa baba, mbërrin në këtë oazë idilike me vajzën adoleshente, Perlën, dhe strehohet në shtëpinë e dytë të familjes Riçardson. Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.
Nga ana tjetër, kur miqtë e Riçardsonëve vendosin të adopto¬jnë një fëmijë me origjinë kineze, në qytet shpërthen një betejë ligjore që do t’i ndajë në dy pjesë banorët dhe do t’i hedhë Mia Uorrenin dhe Elena Riçardsonin në kampe kundërshtare. Zonja Riçardson është e vendosur të zbulojë sekretet e së shkuarës së Miës, mirëpo, ngulmimi për të nxjerrë në dritë të vërtetën do të ketë pasoja shkatërruese për familjen e saj… dhe të Miës.