NJËRA GËNJEN.
NJËRA ËSHTË E HUAJ.
KUSH ËSHTË VRASËSJA?
Ajo duhej të ishte fundjava e përsosur. Gjashtë vajza, aq të ndryshme nga njëra-tjetra, udhëtojnë në një ishull grek për festën e beqarisë së Leksit. Nga pamjet e lavdishme të oqeanit, tek tavernat tradicionale dhe rrugët plot drita, ajo fundjavë pushimesh duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Mirëpo secila prej vajzave fsheh një sekret. Dikush është i vendosur që martesa e Leksit të mos ndodhë kurrë… dhe që një person të mos largohet gjallë nga ishulli. Ky triller psikologjik që të mban mbërthyer sinjalizon shpërthimin e një talenti. Libri “Njëra nga vajzat” trajton vështirësitë dhe gëzimet e miqësisë mes vajzave, por edhe pasojat e paimagjinueshme që ajo mund të ketë, kur diçka në këtë lidhje sa të bukur, aq edhe problematike, shkon keq.