Botimet Living prezantojnë librin “Mea culpa – Më fal” nga Clare Mackintosh.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo nuk mund ta ndalte. Apo mundej?
Bota e Xhena Greit u kthye në makth me shpejtësinë e dritës. Shpresa e vetme për të hedhur pas krahëve atë që ndodhi, është të ikë larg, sa më larg të mundet. Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi.
Por një ditë, e shkuara rikthehet pa mëshirë. Pasojat do të jenë fatale!