Botimet Living prezantojnë librin “Kur besonim te sirenat” nga Barbara O’Neal.
MOTRA E SAJ KA VDEKUR PARA PESËMBËDHJETË VJETËSH,
KUR PAPRITUR AJO E SHIKON NË TELEVIZOR…
Xhozi Bianki humbi jetën vite më parë, në një sulm terrorist, por motra e saj Kiti, mjeke urgjence në Santa Kruz, e shikon një ditë gjatë transmetimit të një lajmi për zjarrvënie në Okland, në Zelandën e Re. Ngjashmëria është e pabesueshme… dhe e pagabueshme. Bashkë me ato pamje, Kitit i vijnë një valë emocionesh të fuqishme: zemërim, humbje dhe brengë…
Pasi mbërrin në Zelandën e re, Kiti e nis rrugëtimin në atë vend me kujtime nga e shkuara: ditët që kalonte në plazh me Xhozin; një adoleshent të humbur e arrakat që u bë pjesë e familjes së tyre; dhe një traumë që i ka përndjekur gjithë jetën.
Nëse dy motrat do të bashkohen, kjo do të ndodhë vetëm duke zbuluar sekrete të groposura prej vitesh dhe duke u përballur me një të vërtetë shkatërruese që është edhe arsyeja që i ka mbajtur larg kaq gjatë. Për të rifituar njëra-tjetrën, ndoshta duhet të humbasin gjithçka…