Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Ura e Mbretit Shën Luigj", novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën.
Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shëmbet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të. Kjo ngjarje dëshmohet nga Xhuniperi, një prift françeskan i cili vendos të mësojë gjithçka për pesë të pafatët që humbën jetën në aksidentin tragjik. Thonë se gjithçka që na ndodh është pjesë e fatit të shkruar për secilin prej nesh dhe është e pashmangshme. Por cilët ishin ata njerëz dhe çfarë i çoi mbi urën e mistershme të gjithë bashkë? Përse jetët e tyre duhet të shkëputeshin pikërisht në atë çast?
“Ura e dashurisë lidh tokën e të gjallëve me atë të të vdekurve, ajo është mënyra e vetme për të mbijetuar, kuptimi i vërtetë i jetës.”