Botimet Living prezantojnë librin “I huaji” nga Jakup Kadri Karaosmanollu.
“I huaji” është një nga romanet e rralla të letërsisë turke, që shqyrton hapur dhe larg shqetësimit humnerën mes shtresës intelektuale dhe asaj të popullit të thjeshtë. Ky libër mund të konsiderohet si një hallkë e romaneve të autorit Jakup Kadri Karaosmanollu, ku pasqyrohet një këndvështrim tjetër i Anadollit.
Ngjarjet në roman zhvillohen në një fshat pranë përroit Porsuk, që gjendet në zonën e Anadollit të Brendshëm, dhe përfshijnë një periudhë që nga vitet e Luftës së Parë Botërore e deri në përleshjet në Sakarja. Ahmet Xhelali, një i ri nga një prej konakëve më në zë të Stambollit, një ushtar në pension në moshën tridhjetedyvjeçare, tregon një të vërtetë krejt ndryshe të Anadollit: pashpirtësinë e madhe që buron nga varfëria. Pasi jeta e tij u pre përgjysmë dhe të gjithë e lanë në baltë, i vetmi që i zgjati dorën dhe e ndihmoi, qe miku i tij Mehmet Aliu.