Nën ndikimin e një profesori klasik karizmatik, një grup studentësh të zgjuar dhe ekscentrikë, ndryshe nga pjesa tjetër e studentëve të kolegjit, zbulojnë një mënyrë mendimi dhe një jetë ndryshe, larg asaj që jetojnë të gjithë, por kërkimi për jetën transhendente i çon në një rrugë të rrezikshme, përtej moralit njerëzor.
Magjepsës… Imagjinoni librin “Krim dhe ndëshkim” të Dostojevskit,
të kombinuar me historinë e Euripidit te “The Bachae” dhe
“Rregullat e tërheqjes” të Bret Easton Ellisit, fuqinë,
rrëfimtarinë e patëmetë dhe mendjemprehtësinë e tyre.
– New York Times
I shkëlqyer! Donna Tartt ka zbuluar jo vetëm botën e seksit, drogës dhe
rokenrollit nëpër kolegje, por edhe një zemër në errësirë,
të fortë dhe drithëruese si nëpër tragjeditë greke.
– Newsday
Donna Tartt është një shkrimtare amerikane e cila ka marrë shumë vëmendje për romanet e saj, të cilat janë botuar në dyzet gjuhë. Në vitin 2003 ajo fitoi çmimin letrar “WH Smith” për romanin “Miku i vogël”, i cili u nominua edhe për çmimin “Orange” në letërsi. Ajo ka fituar gjithashtu çmimin “Pulitzer” dhe medaljen “Andrew Carnegie” për romanin “Gardalina”.