Nga gaforret sentimentale tek akrepët misteriozë, zbuloni romanet e Botimeve Living që ju përshtaten sipas shenjës së zodiakut!



Përballë një rafti me libra, njerëz të ndryshëm kanë kritere të ndryshmë për të zgjedhur një roman. Dikush mund ta gjykojë atë nga kopertina, një tjetër e shfleton dhe ndalet diku mes faqeve për të lexuar një paragraf… T’i sugjerosh dikujt një libër , duhet ta njohësh mirë, e këtë do të përpiqemi të bëjmë dhe ne sot ! Duke u nisur nga shenja e zodiakut dhe tiparet që ju karakterizojnë, do sugjerojmë një ose më shumë tituj nga shtëpia botuese Living!
Dashi- Si një shenjë toke, e vendosur, e me këmbë në tokë Dashi është për drama, histori të forta që e zhysin thellë në mendime. Historia: një skandal i vjetër sa bota, një roman indinjues,polemik e ideologjik do të ishte zgjedhja ideale për njerëzit e lindur nën shenjën e parë të zodiakut.
Ky është një roman proteste. Një roman i dhembjes dhe pendimit, që përshkohet fuqishëm nga dëshpërimi, Dashi është pikërisht në kërkim të këtyre subjekteve.


Me vetëbesim të lartë, kokëfortë dhe impulsivë. Demi është një shenjë toke dhe nuk e ka problem të përplaset kokë me kokë me çdo njeri që i del para për t’i ndërprerë rrugën. Gjithmonë janë për ngjarje të forta, të vërteta e personazhe që kanë bërë histori. Rregullat e Gotit, një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alites në familjen kriminale Gambino është një libër që do i përpijë të gjithë të lindurit nën shenjën e Demit.


Binjakët –Gazmorët e zodiakut, shpirti i festës dhe ata që mbajnë me muhabet një tavolinë të tërë ! Aty ku janë binjakët janë thashethemet, të vërtetat tronditëse ! “Në tualetin e femrave” është pikërisht libri që do përfshijë kokë e këmbë një të lindur nën shenjën e binjakëve. Arsyeja: E gjithë historia ndërtohet e merr zhvillim nga një thashethem i thënë në tualetin e femrave ! Ehh sa fjalë kanë thënë dhe binjakët lart e poshtë, pa e ditur peshën e vërtetë që ato mbartin.


Gaforrja- Shenja më empatike e zodiakut, që gjithçka bën është të vendosë nevojat e të tjerëve përpara vetes. Shpesh shtypin ndenjat e tyre për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të dashur! Libri që do i sugjerojmë do i vijë si një mësim për martesën, tradhtinë, seksin, moralin, por mbi të gjitha, është një mësim për jetën. Zonja Benz një roman sensual dhe intensiv ! Historia e Anës shpaloset me mjeshtëri dhe na tregon se si ndonjëherë ne e gjejmë veten, por ndonjëherë edhe e humbasim atë.


Luani – Si shenja më kryelartë e zodiakut që është gjithnjë në kërkim të më të mirës për veten, edhe në një librari Luani kërkon për kryevepra! Nuk joshet nga kopertinat, nuk merr për bazë shitjet e një libri si tregues suksesi, nuk ndikohet nga sugjerimet e miqve, por kërkon histori që e trondisin dhe lënë gjurmë.Në lindje të Edenit- kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck është sugjerimi ynë. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës.


Virgjëresha. Kjo shenjë duket sikur jeton brenda një sistemi të mirëorganizuar ! Detajistë dhe të çmendur pas rregullit Virgjëresha jeton për të arritur perfeksionin ! E kishim të vështirë t’i sugjeronim një libër kësaj shenje, sepse Virgjëresha duket se nuk kënaqet kurrë , por mendojmë se “Një vit si danezët” do ishte një sugjerim i mirë ! Arsyeja : le të njihen pak me sekretet e vendit ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë! Interpretimi u takon virgjereshave : Të nxiten për të arritur shkallën e lumturisë së një danezi, apo ta marrin jetën pak më shtruar dhe thjesht të përpiqen të jetojnë të lumtur.


Peshorja, shenja më e ekuilibruar e zodiakut, që me diplomacinë e saj përpiqet të mos krijojë konflikte, por vetëm t’i shuajë ato. Janë të drejtë, por shpesh herë përfshihen në ‘trekëndësha’, vetëm prej defektit që kanë: nuk e thonë me zë të lartë mendimin e tyre dhe nuk i qendrojnë besnik një qëndrimi. Epo janë peshore, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të ruajnë ekuilibrin! Një nga librat më të fundit sjellë në shqip nga Botimet Living Dëshpërimi ynë i madh, do të ishte një sugjerim i mirë për Peshoret. Një histori që vendos në një trekëndësh dashurie, tre miq ! Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr. A do të ketë zgjidhje trekëndëshi i tyre i dashurisë? Në këta rast do u jepnim një mësim peshoreve që ndonjëherë të qenët neutral nuk është vendimi i duhur


Akrepi. Ohh lista e librave që do u sugjeronim akrepëve është kaq e gjatë, por më poshtë do japim vetëm dy tituj nga shtëpia Botuese Living ! Si shenja më misterioze dhe më e ‘errët’ e zodiakut, librat thriller janë zgjedhja më e mirë që mund të bëjë ! Pas dyerve të mbyllura një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës!


Shigjetari- Aventurier, shpirt i lirë, një shenjë që nuk i përket një toke, apo një personi ! Ky është Shigjetari, shenja që pëlqen të udhëtojë, të njohë njerëz e kultura të ndryshme. Nuk i pëlqen të lëshojë fort rrënjët në një vend, të paktën jo para se të ketë ndërmarrë një udhëtim që do i ndryshojë jetën. Shpirti i egër është libri që do e ‘përpijë’ një Shigjetar: një libër i gjallë, prekës dhe shumë frymëzues ku rrëfehen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, E SHËROI!

Bricjapi: Me këmbë në tokë, të dhënë pas punës më shumë se kushdo person tjetër, Bricjapi mund të jetë një nga njerëzit me logjikën më të ftohtë e mendjen më të mprehtë, që mund të njihni ndonjëherë ! Janë llogaritarë të mirë kur vjen puna tek të mirat materiale dhe nuk bëjnë kompromise që mund të ulin standardin e tyre. Njësoj si konti Aleksandër Rostov i Rusisë i cili nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate e kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë: njësoj si të lindurit nën shenjën e Bricjapit ! Jo vetëm Një xhentëlmen në Moskë, por çdo libër bazuar në ngjarje të vërteta do të nxiste kureshtjen e Bricjapëve.

Ujori
Aspak tradicionalë, në atë flluskën e vet, ujori mendon vetëm për një gjë: të ndryshojë botën. Nuk pajtohet me padrejtësitë, është rebel dhe kryengritës ! Një nga botimet më të fundit Shpikja e flatrave, do të ishte libri që do frymëzonte shenjën më të drejtë të zodiakut. Një histori flakë e zjarr për një skllave e për një zonjushë. Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse. Një kryevepër që do ngacmojë me forcë nënndërgjegjen e ujorëve e gjithëkujt tjetër që e lexon. “Ky roman i mrekullueshëm më mprehu shqisat për domethënien e vërtetë të të qenit grua: skllave dhe e lirë. Libër që ia vlen të diskutohet.” është shprehur Oprah Winfrey.


Peshqit, zemërbutët e zodiakut dhe shenja që përçon më shumë energji pozitive. Janë optimist dhe altruistë! Nuk mendojnë gjë tjetër veçse të bëjnë njerëzit e zemrës të lumtur. Si një shenjë romantike që është, u sugjerojmë librin “Fustani i nuses” nga Botimet Living ! Historia e katër grave të dashuruara, që lidhen nga një fustan njëqindvjeçar. Një histori besimi dhe dashurie e përjetshme që do i lërë Peshqit pa frymë.