Mundal, fshati në Norvegji ku do të gjeni më shumë libra sesa banorë



Njihuni me Mundal, fshati norvegjez ku ka më shumë libra sesa banorë. I njohur edhe si “The Norwegian Booktown”, me shumë mundësi të jetuarit në mes të librave do të ishte ëndrra e çdo lexuesi.

Nëse shkoni për një vizitë në fshatin Mundal, ju do të magjepseni nga bukuria e këtij fshati nga bukuria e shtëpive të drurit, maleve dhe ujëvarave impresionuese, por ajo çka i tërheq më shumë turistët në këtë fshat janë Librat. Ky fshat i vogël ka një popullsi prej 300 banorësh por një koleksion të madh librash të përdorur që mund të shkojnë deri në 150 mijë. Mundal është i vetmi “booktown” në Norvegji, madje çdo shtëpi e braktisur kthehet në një librari në këtë fshat.

Nëse shkoni për një vizitë në muajin Maj apo Shtator ju do të gjeni të gjitha libraritë të hapura nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 6 pasdite. Patjetër që librat mund t’i gjeni dhe online por të jemi të sinqertë do të ishte një mëkat të humbisnit pjesën më të bukur të kësaj eksperience.

Libraritë ndodhen kudo, në galeri arti, dhoma hoteli, stalla të vjetra, kabina të vjetra telefonike, stacione autobuzi.

10 vite përpara se ky fshat të bëhej një vend leximi e vetmja mënyrë për të shkuar atje ishte nëpërmjet varkës. Rruga kryesore që të con në  Mundal është e mbushur me rafte librash nga më të ndryshmet. Nëse dëshironi të bleni një libër ata kushtojnë thjeshtë 1 euro dhe pasi të keni zgjedhur librin që dëshironi mjafton të fusni paratë në arkën që ndodhet aty.

Nuk do të ishte çudi nëse ky fshat do të cilësohej si libraria më e bukur e Norvegjisë