Ora e zezë


Autori:
S.C. PIKE
Zhanri:
Biografi / Autobiografi / Kujtime
Çmimi:
1200 lekë, (10 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Ora e zezë” nga autori S.C. PIKE

Ish-pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

Ai numëron orë të zeza pa fund, por ia doli t’u mbijetonte atyre falë shpirtit këmbëngulës, mendjes së kthjellët dhe qëllimit që i vuri vetes. Si çdo gjë tjetër në jetë, Alite është ngjitur në majë me një vendosmëri të patundur dhe me këmbëngulje.

Një bursë në bejsboll ishte e vetmja mënyrë për t’u arratisur nga lagjja e varfër ku jetonte, por ëndrra për t’u bërë profesionist u thye në mes nga një dëmtim në krah. Xhon Alite u detyrua të kthehej në shtëpi, në të vetmen jetë që njihte. Asokohe, të jetoje në rrugët e Nju Jorkut, do të thoshte vetëm një gjë: të mësoje të mbijetoje.

AI ISHTE AMBICIOZ, AI ISHTE EKSTREMIST, AI ISHTE TRIM, POR, MBI TË GJITHA, AI ISHTE BESNIK

Që në moshë të re, Xhoni ishte nën ndikimin e njerëzve të gabuar. I joshur nga pasuria, pushteti dhe prestigji i mafies, ai u zhyt në një botë që për shumë njerëz ishte e panjohur. Një shoqëri ku autoriteti vendosej duke rrënjosur frikën.

Kush ishte në krye, kishte pushtet absolut. Nderi dhe besnikëria ishin fjalë të huaja. E vërteta e hidhur është se Xhoni ndihej i shfrytëzuar dhe besnikërinë e përbetuar ia shpërblyen me tradhti.

Kur ishte në arrati dhe nuk mund t’i zinte besë kurrkujt, Xhoni u detyrua më në fund të përballej me armikun e tij më të madh: vetveten. Nuk e pati të lehtë të përballej me realitetin e hidhur se kush ishte dhe se ato që kishte bërë, nuk ishin gjëra të mira, ndaj iu desh të merrte disa vendime serioze, të cilat do t’i ndryshonin jetën. Vendime që do t’i kushtonin shumë.

PËRMES NJË JETE PLOT DHIMBJE, TRADHTI DHE HUMBJE, VJEN NJË HISTORI SHPRESE, SHËRIMI DHE SHPËTIMI.

(Vëllimi i parë i trilogjisë “Ora e zezë”)