Botimet Living prezantojnë librin “Kështjella prej xhami” nga Jeannette Walls.
“Kështjella prej xhami” është një autobiografi e shkëlqyer dhe argëtuese, e cila do t’ju njohë me një familje sa të çuditshme, aq edhe unike.
Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. Nëna e saj ishte një shpirt i lirë, së cilës nuk i pëlqeu kurrë përgjegjësia e rritjes së fëmijëve dhe mirëmbajtjes së shtëpisë.
Kështu, fëmijët Uolls mësuan të kujdeseshin vetë për veten. Ata e ushqyen, veshën dhe e mbrojtën njëri-tjetrin, derisa një ditë të bukur arritën të shkonin në qytetin e Nju Jorkut.
Ky libër portretizon mjeshtërisht një familje të veçantë, por shumë besnike. Xhaneta Uolls e tregon historinë e saj në një mënyrë brilante dhe pa asnjë grimë vetëmëshirimi.