Panairi i Librit “Tirana 2015”



Nis në Tiranë Panairi i Librit “Tirana 2015”. Ky është Panairi i 18 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Organizimi i tij është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë letrare që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Botimet Living vjen per herë të parë për lexuesit në këtë event që bashkon të gjithë dashamirësit e letërsisë.