Topi nën pushtetin e tyre


Autori:
Skifter Këlliçi
Zhanri:
Non Fiction
Çmimi:
1200 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Topi nën pushtetin e tyre” nga Skifter Këlliçi.

Pas një jete në mikrofonin e Radiotelevizionit Shqiptar dhe me një pasion të pandarë për letërsinë dhe sportin, gazetari, publicisti dhe shkrimtari Skifter Këlliçi sjell për të gjithë dashamirësit e sportit librin me kujtime “Topi nën pushtetin e tyre”.

Si u krijuan, u rritën dhe u zhvilluan skuadrat më të mëdha të vendit, si “17 Nëntori”, “Dinamoja”, “Partizani” etj.
Sa sportistë u dënuan dhe u përjashtuan nga skuadrat gjatë regjimit të tmerrshëm të diktaturës komuniste dhe pse?
Fakte dhe kuriozitete të pazbuluara më parë nga jeta e sportistëve
të mëdhenj vendas e të huaj.
Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit.
Pse u zhduk nga mjediset sportive futbollisti i shquar Selman Stërmasi?
Kontributi i futbollistëve të shquar shqiptarë të viteve `40 në futbollin italian.
Si u mund Shqipëria 8-0 nga Gjermania në vitin 1981.
E vërteta e arratisjes dhe kthimit të Qemal Voglit në Shqipëri.