Tatuisti i Aushvicit


Autori:
Heather Morris
Zhanri:
Non Fiction
Çmimi:
1200 lekë, (9.27 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë “Tatuisti i Aushvicit”, një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris!

Unë i bëra tatuazh numrin në krah,
ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time…

Ajo… priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej… ishte një vajzë aq e re! Ai… ishte tatuisti.

Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë… Ishte dashuri me shikim të parë.

Për hir të dashurisë, por edhe të drejtësisë, Lejli do të rrezikojë jetën, duke përdorur pozicionin e tij “të privilegjuar”, për të shkëmbyer bizhuteri dhe para të marra nga hebrenjtë e vrarë, me pak ushqim, për të mbajtur gjallë shpirtin e hebrenjve të burgosur.

Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që keni në dorë.
Bazuar në një histori të vërtetë.