Rregullat e Gotit


Autori:
Xhorxh Anastasia
Zhanri:
Biografi / Autobiografi / Kujtime
Çmimi:
1300 lekë, (10.04 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Rregullat e Gotit" nga gazetari investigativ Xhorxh Anastasia.

Historia e Xhon Alites & rënia e mafias Amerikane

Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alites në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias. Skenat dhe dialogët janë rindërtuar duke u bazuar në dëshmi të cituara gjatë gjyqeve, shkresa gjyqësore, intervista, dokumente të FBI-së dhe organeve të tjera zbatuese të ligjit, si dhe në histori të botuara në shtyp.

Lexo Online

Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij.

Sa herë që është e mundur përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete! Në këtë mënyrë përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet.

Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës.

Asnjë pjesëtar i bandës nuk duhet të mbajë syze dielli në praninë e bosit.

Anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tjerë të familjes kriminale nuk lejohen të flasin në media. Ndalohet dhënia e intervistave dhe dalja në televizion.

Bashkëshortet dhe të dashurat duhet të demonstrojnë përulësi. Ato nuk duhet të flasin në publik dhe nuk duhet të bien në sy. – DHE SHUMË TË TJERA!