Paçinko


Autori:
Min Jin Lee
Zhanri:
Non Fiction
Çmimi:
1400 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Paçinko” nga Min Jin Lee.

Historia rrallëherë tregohet zemërgjerë. Në këtë sagë epike që rrjedh në katër breza, shkrimtarja Min Jin Lee shpalos historinë e një familjeje koreane të varfër, por krenare, e cila do të përndiqej përjetësisht, për shkak se vinte nga një tokë që, në të vërtetë, as që e kishte njohur kurrë.
Në fillim të viteve 1900, Sunxhaja adoleshente, vajza e adhuruar e një peshkatari të gjymtuar, dashurohet marrëzisht me një të panjohur në breg të detit. I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni. Vendimi i saj për të braktisur vendlindjen dhe për të mos u kthyer në dashnoren e babait të të birit, i jep udhë një sage dramatike që do të jehojë nëpër breza.
Një rrëfim sa prekës, aq edhe i mbushur me dashuri, sakrifica, ambicie dhe besnikëri. Personazhet komplekse, por gjithaq të zjarrta të “Paçinkos” arrijnë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në harqe të ndryshme të historisë.