Sekreti i një nate vere


Autori:
B. A. Paris
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1200 lekë, (9.59 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Sekreti i një nate vere”, nga autorja bestseller e librit “Pas dyerve të mbyllura”, B. A. Paris.

Një libër që të mban frymën pezull
Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur.
Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën.

E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë.
Misteret nuk kanë fund…

Kujt mund t’i besosh, kur nuk ke besim as te vetja?