Pas dyerve të mbyllura


Autori:
B. A. Paris
Zhanri:
Mister & Thriller
Çmimi:
1100 lekë, (8.49 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Pas dyerve të mbyllura”, një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës.

Të gjithë e njohin një çift si Xheku dhe Grejsi. Ai është i pashëm dhe i pasur, ajo plot sharm dhe elegancë. Ai një avokat i përkushtuar që nuk ka humbur asnjë çështje, kurse ajo një shtëpiake, kopshtare e kuzhiniere e patëmetë dhe shumë e dhënë pas së motrës me aftësi të kufzuara. Edhe pse sapo janë martuar, duket sikur i kanë të gjitha. Ndoshta nuk doni t’i pëlqeni, por ja që do të ndodhë pikërisht kështu.

Do të magjepseni nga qetësia dhe rehatia e shtëpisë së tyre, nga darkat e këndshme që organizojnë dhe do t’ju lindë dëshira ta njihni pak më mirë Grejsin. Por kjo do të jetë e vështirë kur të kuptoni se Grejsi dhe Xheku janë të pandashëm.

Këtë të tyren, disa mund ta quajnë dashuri të vërtetë, kurse të tjerë mund të pyesin veten pse Grejsi nuk përgjigjet kurrë në telefon ose pse nuk del kurrë për kafe, paçka se nuk punon. Si është e mundur që gatuan vakte aq të shijshme dhe është aq elegante?

Disa, ndoshta pyesin veten se çfarë ndodh në të vërtetë pas darkave festive dhe pasi porta e shtëpisë mbyllet.