Jeta ime pa të djeshmen


Autori:
Lisa Genova
Zhanri:
Mister & Thriller
Çmimi:
1200 lekë, (10 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Jeta ime pa të djeshmen” nga autorja Lisa Genova.

Botimet Living prezantojnë librin “Jeta ime pa të djeshmen” nga autorja Lisa Genova.

Rrugëtimi i një gruaje në një pikë kritike të jetës

Elisa Haulend ka një familje të lumtur dhe karrierë të shkëlqyer si profesoreshë në Universitetin e Harvardit. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në kulmin e suksesit në fushën e psikologjisë konjitive dhe të linguistikës, ajo vë re se diçka nuk shkon me jetën e saj: shpesh i ndodh të hutohet dhe kujtesa nis t’i bëjë lojëra. Elisa përpiqet me mish dhe me shpirt për të ruajtur jetën e saj të mëparshme, por duket se, sado fort të kapet pas saj, ajo i rrëshqet nga duart, disa-ditës, gjithnjë e më shpejt, gjithnjë e më shpesh…

“Jeta ime pa të djeshmen” është një libër që i shkon deri në fund shpirtit njerëzor dhe shënon mbërritjen e një zëri të ri e të fuqishëm në letërsinë artistike.

Lisa Genova është shkrimtare dhe neuroshkencëtare brilante! Për shkak të interesit të madh mbarëbotëror që ngjalli libri i saj “Jeta ime pa të djeshmen”, ajo është kthyer në një ndër përfaqësueset kryesore të shëndetit mendor në botë. Me anë të këtij libri, dr. Genova jep mësime thelbësore për rëndësinë e emocioneve, mirësisë dhe dinjitetit njerëzor.

LISA GENOVA ka marrë titullin “Doktor” në neuroshkencë nga Universiteti i Harvardit dhe është autore e suksesshme e librave “Left Neglected”, “Love Anthony”, “Inside the O’Briens” dhe “Every Note Played”.