Në lindje të Edenit


Autori:
John Steinbeck
Zhanri:
Klasik
Çmimi:
1500 lekë, (12 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë “Në lindje të Edenit”, kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck.

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës.

Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin “Në lindje të Edenit” si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti. Ngjarjet zhvillohen në Luginën e Salinasit, në Kaliforni dhe romani ndjek dhe zbulon jetën dhe fatet e dy familjeve: Tresk dhe Hemillton, brezat e të cilave duket sikur risjellin në skenë rënien e Adamit dhe të Evës dhe rivalitetin e hidhur të Kainit dhe Abelit.

Personazhe që i mbijetojnë çdo kohe me tematikat e tyre: identitete të mistershme, dashuri të pashpjegueshme dhe pasoja vdekatare prej mungesës së dashurisë.