Cranford Qyteza e zonjave të fisme


Autori:
Xhorxh Anastasia
Zhanri:
Klasik
Çmimi:
1000 lekë, (7.72 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Cranford, Qyteza e zonjave të fisme" nga Elizabeth Gaskell.

Krenfordi është një qytezë e vogël në zemër të Anglisë, ku gjithçka duket se shkon mbroth. Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, – tani jo më e reja Meri Smith, – na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale. Zonjat e fisme të Krenfordit e kalojnë jetën mes një filxhani çaji dhe një dorë letrash, duke harruar kësisoj problemet ekonomike, dallimet klasore apo gjinore, vetminë dhe dashuritë. Ky libër, i cili fillimisht u botua me pjesë në revistën e atëhershme “Household Words”, u referohet kujtimeve të fëmijërisë së autores dhe është pa dyshim një nga kryeveprat e saj. Me një stil të rrallë, ajo na paraqet një portret të dashur, ndonëse me nuanca ironie, të provincës së Anglisë së shekullit të 19-të.

Elizabet Gaskell është Shehrazadeja e kohëve tona – Çarls Dikens

ELIZABET GASKELL

Emri i saj i lindjes është Elizabet Stivenson dhe ajo u rrit nga tezja e saj në një ambient liberal dhe tolerant për sa u përket pikëpamjeve fetare. Në vitin 1832, Elizabeta u martua me Uilliam Gaskellin, i cili ishte pastor.

Ajo nisi të shkruajë për të harruar dhimbjen për humbjen e të birit, Uilliamit të vogël, në vitin 1844. Përveç tetë romaneve dhe shumë tregimeve, në vitin 1857 ajo botoi edhe biografinë e parë, kushtuar mikeshës së saj, shkrimtares po aq të njohur, Sharlotë Brontë.