Djemtë e ’36-s


Autori:
Daniel James Brown
Zhanri:
Biografi / Autobiografi / Kujtime
Çmimi:
1200 lekë, (9.83 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Djemtë e ’36-s” nga Daniel James Brown.

Historia e vërtetë, në dukje e pamundur, e nëntë djemve amerikanë, të cilët i treguan botës se ç’është kuraja e vërtetë. Në fillim, askush nuk e besonte. Me një skuadër të përbërë nga djem minatorësh, punëtorësh dhe fermerësh, kurrkush nuk priste që Universiteti i Uashingtonit të mposhtte skuadrat elitare. Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. Në qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektivë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por dhe të gjejë vendin e tij në botë.
Me përshkrimin e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharrueshëm të një epoke arritjesh të jashtëzakonshme.