Letra e nxënësit nga Tropoja, i sjell shkollës “Konferenca e Bujtinit” 100 libra të rinj nga Botimet Living!


Autori:
Zhanri:
Blog
Çmimi:
lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Para disa javësh në inboxin e Botimeve Living erdhi një mesazh tepër i bukur nga Luisi, një nxënës i shkollës 9 vjeçare “Konferenca e Bujtinit”.
I informuar për nismat dhe dhurimet e herë pas herëshme që Botimet Living kanë bërë në bibliotekat e shkollave të ndryshme, ai kërkoi të njejtën gjë për shkollën e tij. Luisi tregoi se vetë nxënësit e kësaj shkolle mblodhën fonde për të pasuruar bibliotekën e tyre, por kaq nuk ishte e mjaftueshme!
Mjaftoi një mesazh i Luisit dhe të nesërmen stafi ynë u angazhua që të pasurontë atë bibliotekë me 100 libra të rinj. Është për tu përgëzuar fakti që sot ka ende të rinj të cilët duan të lexojnë dhe janë edukuar të kenë librat si miqtë më të mirë gjatë pushimeve të festave!
Pas donacionit të Botimeve Living, stafi dhe nxënësit na dërguan këto foto përshëndetëse të cilat po i ndajmë edhe me ju: