Ditenetet e Librit



Në datat 16-20 maj 2018, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Botimet Living ishte pjesë e aktivitetit “Ditënetët e librit”, një festival ndërkombëtar i cili mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje të rrallë kulturore dhe edukative. Në këtë panair, në stendën e Botimeve Living lexuesit u njohën me një sërë botimesh të reja si “Beti”, “Alper Kamy”, “Kur fryma bëhet ajër” etj.