Medical Medium


Autori:
Anthony William
Zhanri:
Shëndet & Dieta
Çmimi:
1300 lekë, (10.5 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Medical Medium”, një metodë avangarde e shërimit nga autori Anthony William.

Zbulo çfarë fshihet pas çdo sëmundjeje dhe shëro mendjen dhe trupin

Nëse jeni sëmurë dhe mjekët nuk e gjejnë dot shkakun e sëmundjes suaj, a do të prisni edhe 20 vite të tjera, përpara se shkenca të zbulojë shkakun e vërtetë të vuajtjes suaj dhe mënyrën për ta kuruar atë? A nuk është më me vlerë nëse dikush ju ndihmon që të shëroheni – tani?

Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura:

  • ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti)
  • Lodhja e gjëndrave mbiveshkore
  • Autizmi
  • Sëmundjet autoimune
  • Sindroma e lodhjes kronike
  • Depresioni dhe ankthi
  • Diabeti
  • Çrregullimet e tretjes
  • Virusi epstein-barr
  • Fibromialgia
  • Sindroma e zorrës poroze
  • Lupusi
  • Sëmundja “Lyme”
  • Simptomat e menopauzës
  • Migrena
  • Skleroza multiple
  • Çrregullimi i stresit posttraumatik
  • Artriti reumatoid
  • Marramendja dhe tinitusi
  • Etj.

“Vetëm pas tri minutash bisedë, Antoni e përcaktoi me saktësi problemin tim shëndetësor! Ai e di mirë se ç’thotë. Aftësitë e tij janë unike dhe mbresëlënëse. Libri i tij qartëson shumë nga sëmundjet, të cilave mjekët nuk dinë t’u japin shpjegim.”

– Dr. Alejandro Junger, mjek dhe shkrimtar librash mjekësorë