Në tualetin e femrave


Autori:
Carolyn Brown
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1000 lekë, (7.72 €)

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Në tualetin e femrave” nga autorja bestseller amerikane, Carolyn Brown.

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t’i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.

Billi Li Takeri, një nga banorët e qytetit të Tishomingos, Oklahoma, ka qenë fqinji i teto Gertës, e cila e ka lënë me testament që ai të ndihmojë Trudin për rikonstruktimin e shtëpisë së saj thuajse të rrënuar. Kjo i volitet shumë Billi Lisë, i cili e ka dashuruar Trudin që kur ishin në fillore, dhe fakti që do të kalojë sadopak kohë me të, është si realizimi i një ëndrre.

Pak nga pak, vendin e shtëpisë së rrënuar e zë një shtëpi e bukur, bashkë me të cilën lind edhe një marrëdhënie e veçantë. Por a e kanë trembur Trudin thashethemet në tualetin e femrave, aq sa të mos guxojë të ëndërrojë për një të ardhme me Billi Linë?