Zonjat e para


Autori:
Kate Andersen Brower
Zhanri:
Non Fiction
Çmimi:
1300 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Zonjat e para” nga Kate Andersen Brower.

Një shikim i imtësishëm në jetën e zonjave të para të Amerikës moderne, që nga Xheki Kenedi, Nensi Regani e deri te Mishel Obama.

Detyra e zonjës së parë të Amerikës nuk është shumë e vlerësuar, megjithatë prej tyre kërkohet kaq shumë: ato duhet të jenë udhëheqëse frymëzuese; duhet të planifikojnë më së miri çdo lëvizje apo aktivitet; duhet të jenë gjithaq politikane të mira sa bashkëshortët e tyre, që kanë në dorë timonin e gjithë botës; duhet të jenë bashkëshorte dhe nëna që i kryejnë këto dy detyra nën qindra sy vëzhgues dhe kritikë; si edhe drejtuese të afta të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë.

Ashtu si në librin e saj të parë, “Rezidenca – brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë”, edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës.

Libri “Zonjat e para” na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960.

Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë.