Gruaja në dritare


Autori:
A. J. Finn
Zhanri:
Mister & Thriller
Çmimi:
1300 lekë, (10.5 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Gruaja në dritare” nga A. J. Finn.

Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe… duke spiunuar fqinjët… Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent. Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? Në këtë triller diabolik, askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket.