Shpëtimi i Amalit


Autori:
Aisha Saeed
Zhanri:
Fëmijë
Çmimi:
1000 lekë, (9 €)

Botimet Living prezantojnë librin “Shpëtimi i Amalit” nga autorja Aisha Saeed.

Sikur të gjithë të mendonin se asgjë nuk ndryshon në këtë botë, nuk do të ndryshonte vërtet asgjë, asnjëherë.

Amali ëndërron të bëhet mësuese, por një takim fatkeq me një nga padronët e fshatit, do ta përmbysë ëndrrën e saj të bukur. Si ndëshkim për sjelljen e saj, ajo detyrohet të largohet nga shtëpia ku është rritur dhe të shkojë të shërbejë në familjen e padronit.

Me gjithë tronditjen e madhe, Amali vendos të mbledhë forcat dhe të përballet me fatin e saj.

Familja Kan është e kamur dhe djali i tyre është i gatshëm për gjithçka, që të ruajë kontrollin në fshat. Të gjithë i tremben atij. Askush nuk guxon ta sfidojë, kështu që për të rifituar lirinë, Amalit i duhet të vërë në punë gjithë mendjemprehtësinë e saj.

Një rrëfim heroik për luftën e një vajze të re pakistaneze për t’u arsimuar, përkundër gjithë vështirësive. Një histori që do t’ju hapë sytë dhe zemrat.